Para false me postë/ Si u zbulua grupi me 18 mijë euro, do hidheshin në treg

Para false me postë/ Si u zbulua grupi me 18 mijë euro, do hidheshin në treg

Përfshirja e një të mituri dhe transporti me postë ishte skema e grupit kriminal të eurove false. Ata u  goditën pak ditë më parë në operacionin e koduar “shpërndarja e gabuar” ndërsa hetimet vijojnë nga krimi ekonomik.

 

Më 23 nëntor Policia e Tiranës dhe krimi ekonomik njoftuan finalizimin e operacionit të koduar “wrong delivery” shpërndarja e gabuar.

 

Alesio Brungaj dhe Enis Aliaj, 19 vjeç, Serxhio Lala, 26 vjeç, si edhe një 17-vjeçar, janë katër të rinjtë e arrestuan në këtë aksion. Në vlerësimin e masave të sigurisë për ta dhoma penale e Gjykatës së Tiranës caktoi masën e arrestit.

 

Po për çfarë dyshohen ata nga policia?

 

Bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal për hedhjen në treg të kartëmonedhave euro të dyshuara të falsifikuara, thotë policia.

 

Ndërsa si provë materiale ka mundur të sigurojë këto që shihni në pamje. Plotë 11 pako me kartëmonedha prerje 50 euro, 20 euro dhe 10 euroshe. Këto para në vlerën e afro 18 mijë eurove sipas hetuesve janë të falsifikuara.

 

Po çfarë rrezikojnë këta të rinj në një përballje me ligjin?

 

Referuar Kodit Penal në fuqi rezulton se për neni 183 falsifikimi kartmonedhave ka këtë parashikim  “Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet’”.

 

 Kjo është dëshmia e një prej të dyshuarve siguruar nga emisioni “FactCheck”:

“Është e vërtetë që këto kartëmonedha imitimi i kam porositur dhe pritur për t’i përdorur si mjete argëtuese në rrjetet sociale dhe nuk kam pasur qëllim as t’i përdor dhe as t’i nxjerr në qarkullim. Nuk e dija që ishte vepër penale sepse ma kishin thënë si formë argëtimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy