
Një turist polak ka humbur jetën në dhomën e një hoteli në Golem.
Policia bën të ditur se rreth orës 23:50 të së dielës, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndërruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli.
Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, arrest kardiak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



