Makthi i bizneseve, goditet në Durrës grupi i hajdutëve

Makthi i bizneseve, goditet në Durrës grupi i hajdutëve

Tre persona janë arrestuar në Durrës dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes me dhunë në qytetin bregdetar, por jo vetëm.

Të arrestuarit janë; Genti Gjoci, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe që konsiderohet nga grupi hetimor si organizatori i grupit, Alma Kllogjeri, 21 vjeçe, banuese në Durrës dhe Enkeled Hoxha.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen; S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet. Procedimi penal ka nisur pasi, më datë 07.02.2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.

Policia thotë se punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy