Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm  ku u zgjodhën tre anëtarët e prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Bëhet fjalë për prokurorin Sokol Stojani, Ludovik Dodaj si dhe Zeqir Hoda. Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve.
Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme, komisioni shpalli fitues kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit, komisioni shpalli fitues kandidatin Ludovik Dodaj ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave 105, dhe u shpall fitues.

Para mbledhjes, kandidatët për anëtarë prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kanë prezantuan platformat e tyre në mënyrë elektronike në faqen e Prokurorisë së Përgjithshme duke i njohur kolegët e tyre dhe opinionin publik me motivimin dhe vizionin e secilit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu uroi suksese anëtarëve të rinj në përmbushjen e detyrave të tyre kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy