Dy efektivë policie janë aksidentuar në Orikum. Bëhet me dije se dy efektivët ishin duke udhëtuar me motor, kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.
Policët e plagosur janë pjesë e forcave Shigjeta. Dy punonjësit e Policisë, të cilët kanë mbetur të plagosur janë transportuar menjëherë për në spital.
Nga ana tjetër është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.



