Një shqiptar u arratis nga burgu i Korfuzit pak orë pasi ishte arrestuar për vjedhje me armë.
31-vjeçari shqiptar ishte transferuar nga burgu në komisariatin e policisë për t’u marrë në pyetje, por në një moment ka përfituar duke u larguar nga komisariati.
Ai u arrestua sërish disa orë më vonë në Lefkimi dhe pritet të dërgohet në burgun e Nafplios. Akuzës së mëparshme do t’i shtohet edhe ajo e arratisjes nga burgu.



