Plagoset në Durrës personazhi i TikTok (VIDEO)

Plagoset në Durrës personazhi i TikTok (VIDEO)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 9 të Durrësit, e njohur edhe si lagjja e re.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Fabion Kuçi, i njohur si Gucci në rrjetet sociale, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën në spital.

 

Ndërkohë Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. 

 

Gazetarja Ervina Garo raportoi për "MCN Live" se i plagosuri Fabion Kuçi, shfaqet shpesh në rrjetin social TikTok, ndërsa më herët ka qenë i dënuar në Angli dhe ka kryer disa vite burg.

 

Para disa muajsh ai është kthyer në Shqipëri dhe dyshohet se plagosja e mbrëmjes së djeshme, ka nisur pas një konflikti në TikTok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy