U rrëzua nga lartësia teksa punonte dhe ndërroi jetë, arrestohet inxhinieri

U rrëzua nga lartësia teksa punonte dhe ndërroi jetë, arrestohet inxhinieri

Inxhinieri i një firme ndërtimi në Tiranë është arrestuar nga policia ditën e sotme për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Kjo pasi një ditë më parë teksa po punonte, humbi jetën 59-vjeçari K.K.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 60 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy