I riu merr peng 20-vjeçarin në Krujë, e çon në një zonë të pyllëzuar dhe e dhunon

I riu merr peng 20-vjeçarin në Krujë, e çon në një zonë të pyllëzuar dhe e dhunon

Policia e Krujës arrestoi një të ri, pasi akuzohet se mori peng një 20-vjeçar, duke e çuar në një zonë të pyllëzuar në Krastë, e më pas e goditi me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit.

 Me marrjen e njoftimit se një 20-vjeçar ishte marrë me forcë në automjet nga një person ende i paidentifikuar, blutë e Krujës bënë të mundur prangosje e D.H, 22 vjeç.

 Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe telefoni, që i përkiste 20-vjeçarit të dhunuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet, nga Policia e Krujës, operacioni policor i koduar “Krasta”.

Dhunoi në një zonë të pyllëzuar në Krastë një 20-vjeçar, duke i hequr në mënyrë të paligjshme lirinë për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Fushë-Kruja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, më marrjen e njoftimit se një 20-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një person ende i paidentifikuar, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e këtij personi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi D. H. i ka marre shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.

Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy