Analistja Anduena Llabani zbuloi në MCN Live se së shpejti SPAK do t’i komunikojë Erion Veliajt një akuzë të re, për “shpërdorim detyre”.
Llabani thotë se bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Administrative, ku rezulton që kryebashkiaku i ka dhënë një pronë bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
“Ndaj Veliajt do të ketë një akuzë shumë shpejt, që do të njoftohet, për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Administrative, ku rezulton që Veliaj t’i ketë dhënë një pronë bashkëshortes së tij. Është një tjetër material i përftuar nga hetimi, që rëndon pozitën e kryebashkiakut të Tiranës. Akuza do t’i bëhet prezente shumë shpejt. Kjo i bie të jetë akuza e katërt, shpërdorimi i detyrës. Në 2021 Veliaj i dha një pronë publike bashkëshortes së tij, në kundërshtim me çdo VKM dhe ligj. Fakt për këtë është bërë një vendim i Gjykatës së Apelit në Administrative, që vërteton që prona që i është dhënë znj.Xoxa, i është dhënë në mënyrë të paligjshme. Vendimi i Gjykatës së Apelit është publik, dhe çdokush mund ta lexojë”.



