Gazetari Sokol Bregu, ndryshimet e fundit të firmosura nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, i cilëson si lëvizje paralele.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se rëndësinë kryesore e kanë ato qarqe që kanë pika kufitare.
Sipas tij, situata është më shqetësuese në Lezhë, ku janë rreth 100 vrasje për hasmëri të pazbardhura.
Janë një histori e vjetër, lëvizje paralele në radhët e policisë, nuk ka pasur shkarkime apo largime. Edhe pse për drejtorin e Policisë së Durrësit është për performancë të dobët, por ti e dërgon në Korçë.
Pse Korça nuk është një prefekturë e vogël? Ka katër qytete, ka probleme me krimin. Janë qytete kufitare me Greqinë.
Qarqet me pikat e kalimit kufitar, janë më të rëndësishmet, mbaj këtu parasysh trafikun e drogës. Kuptohet që Durrësi është më i rëndësishmi se ka portin më të madh, portin kryesor.
Sa i takon shkarkimit të drejtuesit të mëparshëm të Policisë së Korçës për performancë të dobët, pas një ngjarjeje të rëndë kriminale, Bregu shtoi se është një problematikë e cila nuk u menaxhua siç duhet, por nuk është vetëm ajo.
Të gjithë e lidhin atë konflikt me vëllain e deputetit të PD. Kishte disa situata në qarkun e Korçës që nuk menaxhoheshin siç duhet. Kur t’i thua performancë e dobët në Durrës, me çfarë tagri e dërgon me një detyrë paralele.
Qarku më problematik mbetet Lezha. Në Lezhë 100 vrasjet e fundit për hasmëri, nuk janë zbardhur. Nuk shoh ndonjë performancë të mirë të policisë. Qarku i Elbasanit ka zero problematikë për krimet e rënda.
Kryesisht rendi dhe siguria publike në Elbasan nuk çedon dhe për këtë arsye është revokuar dorëheqja e drejtorit të policisë.



