Një autobus është përplasur me një makinë paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë gjatë paradites së sotme.
Gazetarja Arjola Hasanaj raportoi për MCN Live, se autobusi e tërhoqi për disa metra makinën.
Në autobus ndodheshin rreth 15 persona, të cilët zbritën menjëherë nga mjeti, ndërsa në drejtimin e makinës tip “Golf” ndodhej një vajzë, e cila shpëtoi pa lëndime.
Si pasojë e aksidentit qarkullimi u bllokua për thuajse 15 minuta.
Në qytetin e Vlorës, kjo problematikë ndodh pasi në rrugë nuk ka semaforë.



