Tre persona të cilët udhëtonin me një taksi nga Llakatundi në drejtim të Vlorës janë arrestuar nga policia. ‘Shqiponjat’ pas informacionit të marrë në rrugë operative kanë vendosur në pranga Klajdi Ballën, një 43-vjeçar që kishte me vete armën kallashnikov dhe municione luftarake.
Së bashku me Ballën kanë rënë në pranga edhe dy persona të tjerë të cilët udhëtonin me taksi me të, Daniel Bako, 34 vjeç dhe Klaudio Misri, 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët akuzohen për moskallzim krimi. Të tre këta persona janë me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, shfrytëzimit të prostitucionit dhe atë të vjedhjes.
Klajdi Basha ka qenë denuar në Itali për organizatë kriminale në fushën e prostitucionit , Klaudjo Misri ka qenë i denuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike dhe Daniel Bako ka qenë i dënuar për vjedhje në Shqipëri.
Policia dyshon se këta persona mund të kenë pasur si qëllim kryerjen e ndonjë vrasje.



