Një person është plagosur ditën e sotme gjatë një aksidenti në aksit rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Symiz, Maliq. Shtetasi A. C., duke drejtuar një automjet tip "Volkswagen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasi G. D., pasagjer në automjet, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.



