Transportonte katër emigrantë nga Afganistani kundrejt pagesës/ Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Transportonte katër emigrantë nga Afganistani kundrejt pagesës/ Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës bën të ditur se ka arrestuar sot në flagrancë në rrugën e fshatit Vukpalaj, një të ri, duke transportuar emigrantë në mënyrë të jashtëligjshme.

Mësohet se S.G 28 vjeç, u kap teksa transportonte 4 persona nga Afganistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi.

DVKM Shkodër

Finalizohet nga Policia Kufitare operacioni policor i koduar “Near 2”.  

Transportonte 4 shtetas nga Afganistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi, kapet në flagrancë në fshatin Vukpalaj dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare Shkodër, operacionin policor të koduar “Near 2”.

Në kuadër të operacionit  u  arrestua shtetasi:   

S. G., 28 vjeç, banues në Shkodër.   

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy