Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje dhe plagosje, është vënë në prangat e policisë së Lezhës, gjatë operacionit të koduar “Gjadri”.
I arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, është Agustin Markvukaj (Begeja), 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.
Markvukaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
28-vjeçari është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



