Vetëvaret 31-vjeçari në Pogradec

Vetëvaret 31-vjeçari në Pogradec

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pogradec, ku një 31-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

Ai ishte shpëtuar dy muaj më parë nga dy të rinj, pasi kishte tentuar të hidhej nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen nr. 3 të qytetit.

Sipas informacioneve nga korrespondentja e MCN nga Korça, 31-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij dhe njihej për problemet me lëndët narkotike.

Ky nuk ishte rasti i parë që ai tentonte t’i jepte fund jetës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy