Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë nga Europa Lindore, të cilët dyshohet se kanë grabitur vila luksoze në provincën jugore të Malaga.
Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën (24 Janar), duke përfshirë edhe kreun e dyshuar me origjinë nga Shqipëria, ndërsa u gjet një depo me bizhuteri, ora, para dhe armë,
Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella. Policia thotë se të dyshuarit ishin "shumë të aftë" në grabitje dhe vjedhje.
“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundërvëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura”, thuhet në një deklaratë të policisë. “Ata u trajnuan gjithashtu për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj, dhe për të vepruar shpejt dhe me efikasitet”, shton ai.

Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri. Policia e përshkroi atë si një ekspert në "imbarkimin [anijet] dhe kundërvëzhgimit".
Shtëpitë në qytetin e Málaga, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës.
Në të paktën katër nga grabitjet, policia thotë se është përdorur dhunë fizike ndërsa shprehet se ka mundur të kapë të dyshuarit me ndihmën e një biznesmeni vendas. Kombësia e pesë gangsterëve të tjerë të dyshuar nuk janë bërë publike.



