
Një 34-vjeçar humbi jetën një ditë më parë në punë teksa ra në kontakt me energjinë elektrike.
Në lidhje me këtë ngjarje policia e Mirditës ka vënë në pranga administratorin e një kompani interneti, ku viktima punonte.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Fatjon Reçi 34 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.



