Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar vetëm 13 raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 45 mostra të marra për testim nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 28 persona.
Ndërkohë raste aktive me Covid, janë gjithsejtë 484.



