Ndërrojnë jetë dy punonjës të Burgut 313/ Drejtoria e Burgjeve: Humbën jetën pas arrestit kardiak gjatë shërbimit

Ndërrojnë jetë dy punonjës të Burgut 313/ Drejtoria e Burgjeve: Humbën jetën pas arrestit kardiak gjatë shërbimit

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur gjatë orëve të fundit sistemin penitenciar në vend. Dy punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) "Jordan Misja", i njohur si Burgu 313, kanë humbur jetën si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore, të dyshuara si arrest kardiak, ndërsa ishin në krye të detyrës.

 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bëri të ditur se viktimat janë Zog Muhametaj, specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor.

 

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja e parë u regjistrua mbrëmjen e 29 qershorit 2026, rreth orës 21:36. 

Gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit, Zog Muhametaj pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. 

Kolegët dhe personeli mjekësor i institucionit i dhanë menjëherë ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, por ai nuk arriti të mbijetojë.

 

Vetëm pak orë më vonë, rreth mesnatës së 30 qershorit, edhe Pëllumb Vrana, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e institucionit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. 

Pas ndihmës së parë nga kolegët dhe infermierja e burgut, ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), ku ndërroi jetë rreth orës 01:00, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

 

Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson kontributin e dy punonjësve në sistemin penitenciar. 

Zog Muhametaj ishte pjesë e këtij sistemi që prej vitit 2015 dhe shërbente në IEVP "Jordan Misja" që nga viti 2023, duke u dalluar për profesionalizëm dhe përkushtim. 

Ndërsa Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, kontribuoi në garantimin e funksionimit dhe sigurisë së institucionit, duke fituar respektin e kolegëve.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nderoi kujtimin e dy punonjësve dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre, duke theksuar se profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre do të mbeten një shembull për të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy