Aksidenti me dy viktima në Shkodër, arrestohet një punonjës policie

Aksidenti me dy viktima në Shkodër, arrestohet një punonjës policie

Një punonjës policie është arrestuar në Shkodër, për shkak të aksidentit ku humbën jetën dy të rinj. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat bënë të ditur se polici i arrestuar dhe një tjetër person, teksa drejtonin automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Viktima në këtë aksident mbetën dy të rinjtë Erglis Delaj dhe Serxho Kukaj.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër–Lezhë arrestoi në flagrancë 1 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër, pasi ndërsa drejtonin automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, ku ndërruan jetë 2 shtetas. Në vendin e quajtur “Omaraj”, Njësia Administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe janë përfshirë në aksident, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit S.K., 21 vjeç, dhe shtetasi E.D., 20 vjeç.

Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik–Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi S. K., ndërsa shtetasi E. D., ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra. Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.B., 19 vjeç dhe V. N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy