Djali i policit qëllohet me tre plumba/ Simoni: Autori i identifikuar në kërkim. Shkaku i konfliktit ende i paqartë (VIDEO)

Djali i policit qëllohet me tre plumba/ Simoni: Autori i identifikuar në kërkim. Shkaku i konfliktit ende i paqartë (VIDEO)

Një i ri u plagos me armë zjarri në Lezhë dje rreth orës 17 e 30 minuta në lagjen "Nënë Tereza" në hyrje të qytetit.

Siç bën të ditur për ‘MCN live’ korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni objektiv i sulmit me armë ishte Egzon Gegaj 29-vjeç, i cili rezulton të jetë djali i një efektivi policie banues në Lezhë.

Sipas tij, policia akoma nuk ka arritur të arrestoi autorin e identifikuar si cili është në arrati. 

Egzon Gegaj 29-vjeç, i cili rezulton të jetë djali i një efektivi policie banues në Lezhë. Ndaj tij u qëllua tre herë më pistoletë dhe dy prej plumbave e preken në shpatull dhe gjoks, ndërsa ishin banor të zonës të cilët e dërguan në urgjencën e Lezhës. Pasi mori ndihmën 29-vjeçari u transportua për ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes shtetasin me iniciale L.N 23-vjeç.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin të gjithë zonën me qëllim kapjen e të riut, ndërsa nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta.

Egzon Gegaj kishte shkuar për tu sqaruar me 23-vjeçarin dhe ky i fundit ka nxjerrë armen dhe ka qellur në drejtim të tij. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistolete, ndërsa po merret çdo provë dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj plagosje.

Autori në arrati akoma nuk është gjetur dhe arrestuar. ndërkohë që i plagosuri nuk ka dhënë dëshmi për shkaqet e konfliktit. Policia ka sekuestruar telefonin e Gegaj, për të identifikuar komunikimit qe mund të ketë kryer me autorin e krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy