Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në mesditë në Vlorë. Armando Meshau, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri”, teksa nga policia klasifikohet si për motive pronësie.
Mendohet se dy personat janë konfliktuar për një apartament teksa konflikti ka gjeneruar në përdorimin e grushtave dhe shkelmave. 55-vjeari dyshohet se ka humbur jetën nga përplasja me kokë në tokë ose ndonjë tavolinë të qendrës së internetit, kancelarisë.
Më pas autori është larguar nga vendi ngjarjes. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Ngjarja ndodhur në një zonë të frekuentuar ku gjenden disa institucione si prefektura, gjykata e shkallës së parë dhe administrative si dhe shkolla Muco Delo.
Policia po heton në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ka shkuar teksa ka mbledhur gjithë provat përkatëse në brendësi të kancelarisë. Të pranishëm në ngjarje familjarët e viktimës të cilët për disa momente janë konfliktuar edhe me policinë me fjalë.
Trupi i pajetë për rreth 60 minuta deri në përfundimin e ekspertizës ka qëndruar në brendësi të kancelarisë teksa më pas është transportuar për në morgun e qytetit.



