Veliu takim bashkëpunues me Drejtorin e Policisë Kriminale në Itali: Në 2020 kapëm 54 shtetas të rrezikshëm

Veliu takim bashkëpunues me Drejtorin e Policisë Kriminale në Itali: Në 2020 kapëm 54 shtetas të rrezikshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike, njëherazi dhe Drejtor Qendror i Policisë Kriminale të Italisë, Prefekt Vittorio Rizzi.

I pranishëm në takim ishe edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci.

Në fokus të takimit mes Veliut dhe Rizzit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të bashkëpunimit mjaft të mira ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane. Veliu dhe Rizzi kanë vlerësuar se këto marrëdhënie janë në kulmin e bashkëpunimit, por për të luftuar sa më në detaj krimin e organizuar duhet që këto marrëdhënie të shtrihen deri në nivele teknike pasi vetëm kështu do kemi mundësi rakordimi dhe reagimi në kohë për çdo operacion apo hetim të përbashkët.

Ambasadori Bucci gjatë fjalës së tij ka theksuar se vlerëson këtë bashkëpunim dhe për këtë arsye ka kërkuar që në javët në vijim të organizohen tavolina bashkëpunimi mes dy drejtorëve të përgjithshëm të policisë me stafet teknike, duke bërë të mundur rritjen e efikasitetit të forcës zbuluese dhe goditëse ndaj grupeve kriminale që veprojnë në dy vendet e më gjerë.

“Gjatë vitit 2019 kanë qenë një sërë operacionesh të suksesshme, por unë dua të filloj me vitin 2020, ku vetëm për periudhën janar-gusht në kemi konkretizuar në mënyrë të suksesshme finalizimin e 14 operacioneve të përbashkëta, kur gjatë vitit 2019 kemi patur vetëm 8 operacione. Ky intensitet dhe vlerësim maksimal ka vazhduar edhe gjatë vitit 2020, ku deri tani kemi kapur 54 shtetas të cilat kanë qenë në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane dhe ju keni kapur 14 veta. Dua të falënderoj edhe Salvadoren, edhe Ferdinandon edhe Massimon, pasi në të gjitha rastet kanë bashkëpunuar në mënyrë të shpejtë, por njëkohësisht edhe angazhimin e forcave të policisë shqiptare, të cilat nuk kanë çeduar në asnjë rast.

Pra kemi një shtim të numrit të operacioneve pothuaj me 80 % në krahasim me vitin, kur ne jemi një periudhe 9-mujore. Të gjitha këto operacione janë operacione të cilat janë me skuadra të përbashkëta hetimore ose ne kemi marrë pjesë në finalizimin e arrestimit të personave që kanë të kërkuar nga drejtësia italiane”, ka thënë ndër të tjera drejtori Veliu.

Prefekti Rizzi ka falënderuar Veliun për gatishmërinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar  gjatë bashkëpunimit për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, duke zhvilluar e finalizuar operacione shumë të suksesshme, si dhe ka theksuar se marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe besimit në këto momente janë në kulm, por duhet që këto marrëdhënie t’i shtrijmë edhe në nivele teknike dhe për këtë ka mbështetur idenë e ambasadorit për organizimin e tavolinave mes drejtorëve të përgjithshëm dhe stafeve teknike të paktën dy herë në vit.

Në fund të takimit, Drejtor Veliu i ka akorduar Drejtorit të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë italiane Gjeneral Brigade Giuseppe Spina, "Certifikatë për shërbime të dalluara", në shenjë vlerësimi për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy