Rusta: Mbrojtja e Veliajt do kërkojë zëvendësimin e Dados. Ende s’ka shkuar dosja në Apel (VIDEO)

Rusta: Mbrojtja e Veliajt do kërkojë zëvendësimin e Dados. Ende s’ka shkuar dosja në Apel (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live tha që mbrojtja e kryebashkiakut Erion Veliaj do të kërkojë zëvendësimin e prokurorit Olsi Dado në Gjykatën e Apelit.

Megjithatë ai thekson, që Shkalla e Parë s’ka dërguar ende fashikullin, dosjen, në Apel, kësisoj s’mund të kemi ende një datë të seancës. 

"Procedurialisht audio-regjistrimin ka t ë drejtë ta marrë cdo pale. Është sekretaria gjyqësore që zbardh në kohë reale, por ka fjalë që nuk dëgjohen. Pas publikimit në media erdhi ky reagim i Gjykatës dhe Prokurorisë. Kjo do jetë një prej provave, elementëve, ku do bazohet ankimimi në Apel. Gjykata e Shkallës së Parë ende s’ka dorëzuar ende në Apel, dosjen, fashikullin. Sapo ta dorëzojë, brenda ditës do hidhet shorti për trupën gjykuese dhe datën kur do mbahet seanca. Mbrojtja do kërkojë përjashtimin e prokurorit Dado. Ky është një element i rëndësishëm. Zëvëndësimi i Dados në këtë moment do bëjë që ai mos ta ndjekë më. Ai është i bashkëlidhur me Altin Dumanin, në kërkesat për masë sigurie. A është përdorur apo jo fjala ‘ndyrësirë’, secila palë ka versionin e vet. Gjithsesi këto janë pretendimet e palëve që do materializohen në Apel, kur të shqyrtohet rivlerësimi i masës së sigurisë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy