
Një automjet tip “Wolkswagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin rrugor Vlorë-Kuç.
Makina ishte marrë me qira nga një shtetase, e cila pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Ajo ndodhej në makinë me një vajzë tjetër, pasagjere. Deri më tani asnjëra prej të dëmtuarave nuk është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
Në njoftim thuhet: “Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip ‘Volskwagen’. Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase. Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet. Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme”.



