Policia jep detajet e aksidentit me tre viktima: Makina u përplas me “Ford”-in (VIDEO)

Policia jep detajet e aksidentit me tre viktima: Makina u përplas me “Ford”-in (VIDEO)

Publikohet emrat e viktimave dhe të mbijetuarve nga aksidenti i rëndë i orës 09:00 në aksin Librazhd-Elbasan tek “Kthesa e Murrashit”.

 Një mjet doli nga rruga pas një përplasje me një tjetër makinë dhe përfundoi dhjetëra metra poshtë në lumin Shkumbin.

 Si pasojë e aksidentit tragjik kanë gjetur vdekjen shtetasit: Elmi Keqa 52 vjec dhe bashkëshortja e tij Elona Keqa 34 vjece.

 Po ashtu ka gjetur vdekjen Elis Sulmataj 18 vjec.

 Ndërsa të plagosur kanë mbetur  shtetasi Elisiado Keqa  10 vjec dhe  Ambra Halili rreth 20 vjec.

Njoftimi zyrtar nga Policia Elbasan

Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë shtetasit A. H., rreth 20 vjeçe dhe E. K., rreth 10 vjeç, të cilat janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjeksore.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç, E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy