Një plagosje me thikë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në pazarin e vjetër të Korçës.
Të përfshirë në konflikt janë dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.
Njëri prej të plagosurve ka një plagë nga thika ndërsa dy personat e tjerë kanë mbetur të dëmtuar nga karriget e përdorura gjatë sherrit.
Paraprakisht, nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka nisur për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve. Të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.
Pritet të merren deklaratat nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.



