
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i cili akuzohet se mori pjesë në vrasjen e ish-policit Santjago Malko.
Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me një atentat të stilit mafioz. Ai u qëllua teksa po dilte me makinë nga një lavazh në rrugën Xhanfize Keko.
Në vendin e vrasjes, policia gjeti rreth 10 gëzhoja, ndërsa makina që u përdor nga atentatorët u gjet e djegur në fshatin Ferraj, rreth 6.5 kilometra nga vendngjarja.
Deri në vitin 2014 Malko kishte qenë polic, por më pas ishte larguar nga detyra.
Ndaj Selmanir rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.



