
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Leskovik ku një person ka humbur jetën pasi kasollja në të cilën qëndronte është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, ku dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari).
Si pasojë e flakëve 49-vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.



