Me armë pa leje, arrestohen dy persona në Tiranë

Me armë pa leje, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të kapur me armë pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Glock”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve A. D., 43 vjeç, dhe E. C., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në rrugën “Prokop Mima”, shtetasin A. D., i cili sapo ka vënë re punonjësit e policisë, ka tentuar të largohet me vrap dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa shtetasi E. C., nuk ka kallëzuar krimin. 

Arma e zjarrit së bashku me krehërin e municionin luftarak u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy