
Një djalë i ri në Lushnjë i cili shfrytëzonte për prostitucion një braziliane të cilën e kishte strehuar në banesën e tij, është vënë në prangat e policisë.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për shfrytëzimin e një të huaje, për prostitucion, u kurorëzua operacioni policor i koduar “Pitstop”, gjatë të cilit u arrestua S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë.
Nga hetimet rezultoi se i riu ka shfrytëzuar për prostitucion, për rreth dy muaj, shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e ka strehuar në ambiente të ndryshme dhe së fundi në banesën e tij.
25-vjeçarja e ushtronte prostitucionin në ambiente të tjera. Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për 25-vjeçaren, për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celularë.



