
Një pus nafte është përfshirë nga flakët në Mallakastër, pranë fshatit Belishovë.
Nga detajet e para dyshohet se ka pasur një shpërthim gazi, duke shkaktuar flakë të mëdha.
Zjarrfikësit e Ballshit dhe Patosit po punojnë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pusin e naftës. Nuk raportohet për njerëz të lënduar.



