Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë/ Pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna e familjes Gjoka

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë/ Pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna e familjes Gjoka

Tragjedia e 4 korrikut në një hotel, pronë e familjes Gjoka në Velipojë, ku pas shpërthimit të bombolës së gazit, mbeten të plagosur rëndë nëna dhe tre fëmijët e saj, ka rezultuar fatale edhe për nënën e cila sot ka ndërruar jetë.

Njoftohet se sot paradite, ka ndërruar jetë edhe 40-vjeçarja Alketa, nëna e familjes Gjoka, e cila u dëmtua gjatë shpërthimit të bombolave në Velipojë më 4 korrik.

Më 16 korrik kishte ndërruar jetë 15-vjeçarja Klarisa Gjoka, ku ajo bashkë me anëtarët e tjerë të familjes ishin dërguar në Itali për një trajtim më të specializuar.

Disa ditë më parë më 11 korrik, gjeti vdekjen edhe motra e saj e madhe Daniela Gjoka, 19-vjeç.

Nga katër të plagosurit, vetëm djali 12 vjeçari i familjes Gjoka arriti të dal jashtë rrezikut për jetën nga djegiet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy