Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar dhe dy shtetas grekë, pasi u kapën me plot 206 kg kanabis. Mësohet se tre personat po udhëtonin me dy makina të ndryshme ku u gjet edhe droga, e cila ishte e ndarë në 63 pako.
Shqiptari i arrestuar është Ilia Majkaj 23 vjeç, ndërsa dy grekët janë të moshave 27 dhe 23 vjeç.
Policia greke ka arritur të ndalojë makinën tip "Filat" në Igumenicë ku dy makina që transportonin drogën dhe tjetrën që kontrollonte rrugën.
Sipas policisë greke, dyshohet se droga vinte nga Shqipëria, dhe se operacioni është në vazhdim e sipër për të zbuluar këtë rrjetë të drogës.



