Një person i dyshuar për plagosjen me thikë të një të riu, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pas disa orësh ndjekjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas identifikimit se shtetasi A.Gj., ka dëmtuar me thikë, një 22-vjeçar, janë venë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje dhe kërkimesh bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2024 rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



