U kap në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

U kap në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale L.S. pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin. 19-vjeçari u kap në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Njoftimi: Gjirokastër Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 66". U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 19-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 66", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - L. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy