Kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha, i cili është edhe personazhi kryesor në ditët e fundit, rrezikon të rikthehet serish në qeli, pavarësisht se gjykata i dha atij lirinë me kusht.
Prokuroria e Apelit Durrës ka dorëzuar sot rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila vendosi lirim me kusht për Berishën.
Organi i akuzës argumenton, ndër të tjera, se nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht për shkak të natyrës së veprave të rënda penale që ish-kreu i Bandës së Durrësit ka kryer.
Gjithashtu, Prokuroria argumento se Lulzim Berisha ka përfituar ulje te pajustifikuar te kohës së dënimit nga gjykatat. Arsyeja e trete ku bazohet kërkesa e Prorkurorisë është për shkak të llogarive jo të sakta për kohën e burgimit.
Kjo është edhe arsyeja më absurde e gjithë historisë së lirimit të Berishës nga burg, që ditët e fundit ka hapur një debat të madh në Shqipëri, ku PD akuzon kreun e Bashkisë së Durrësit “për shkeljet e rënda të ligjit duke favorizuar lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kreu i krimit të organizuar në këtë qytet”.



