Dibër / Ishte larguar prej 7 ditësh 36 vjeçarja, gjendet pranë një rezervuari

Dibër / Ishte larguar prej 7 ditësh 36 vjeçarja, gjendet pranë një rezervuari

Një 36-vjeçare e cila prej shtatë ditësh rezultonte e humbur është gjetur sot nga policia e Dibrës.

Policia thotë se shtetësja F.K banuese në njësinë Administrative Maqellarë- Dibër ishte larguar nga banesa e saj.

“Uniformat blu kanë vijuar kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e saj, ku krahas shërbimeve të Policësë Vendore ishin angazhuar edhe Polumbarët e Renea-s.

Pas 7 ditësh kërkimesh, Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët e shtetases së lartë përmendur, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur gjetjen e saj, në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan”,tha policia.

Shtetasja F.K,  është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi,  ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy