Pashkët, fluks edhe në Kakavijë/ Qirko: Mbi 10 mijë shtetas në hyrje-dalje brenda 24 orëve

Pashkët, fluks edhe në Kakavijë/ Qirko: Mbi 10 mijë shtetas në hyrje-dalje brenda 24 orëve

Afrimi i festës së Pashkëve Ortodokse ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Korrespondentja nga Gjirokastra, Jonida Qirko, raportoi për “MCN Live” se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar mbi 10 mijë shtetas në hyrje dhe dalje në këtë pikë kufitare.

 

Si çdo vit, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kthehen në vendlindje për të festuar Pashkët pranë familjarëve, duke rritur ndjeshëm fluksin në pikat kufitare.

Autoritetet kufitare kanë intensifikuar punën për përpunimin e qytetarëve dhe mjeteve, ndërsa pritet që fluksi të vijojë të rritet në ditët në vijim.

Tradicionalisht, bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen në vendlindje për të kaluar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Me afrimin e festës së Pashkëve Ortodokse, është rritur ndjeshëm lëvizja e qytetarëve në pikat kufitare të vendit, ku shumë emigrantë shqiptarë kthehen pranë familjeve për të festuar këtë ditë të shënuar. 

Fluksi i shtuar i hyrje-daljeve ka sjellë intensifikim të përpunimit në pikat kufitare, veçanërisht në Kakavijë, një nga portat kryesore lidhëse me Greqinë.

Gjate ditës së djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë është regjistruar një fluks i lartë hyrje-daljesh. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e policisë kufitare përpunuan gjithsej 10,076 shtetas, nga të cilët 6,838 në hyrje dhe 3,238 në dalje.

Ndërkohë, është vënë re edhe një numër i lartë mjetesh që kanë kaluar nëpër këtë pikë kufitare, me 3,358 automjete në total, ku 2,411 në hyrje dhe 947 në dalje. 

Ky fluks lidhet kryesisht me kthimin e emigrantëve për festën e Pashkëve Ortodokse, por edhe me lëvizjet e shumta drejt shtetit fqinj.

Rritja e qarkullimit është reflektuar edhe brenda qytetit të Gjirokastrës, ku është shënuar një shtim i ndjeshëm i mjeteve dhe vizitorëve. Trafiku është rënduar në akset kryesore dhe në zonat turistike, ndërsa bizneset dhe strukturat akomoduese po përballen me një kërkesë më të lartë se zakonisht. 

Pritet që fluksi të vijojë edhe në ditët në vijim, në kulmin e festimeve të Pashkëve Ortodokse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy