Të shtëna me armë në një lokal në Vlorë, arrestohet 31-vjeçari

Të shtëna me armë në një lokal në Vlorë, arrestohet 31-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. 

Një person ka qëlluar me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit bregdetar.

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para lidhur ngjarjen, ku një 31-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të një tavoline ku ishin 4 persona.

Blutë e qytetit bregdetar kanë vënë në pranga Besmir Gj., i cili ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të një tavoline, por nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi. 

Ngjarja ka terrorizuar banorët dhe personat që ndodheshin në lokal, të cilët kanë mundur të neutralizojnë autorin, pasi në lokal ka pasur edhe policë.

"Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Blutë e Vlorës kanë sqaruar se nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë, kurse vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy