Pas vendimit të gjykatës për lirim me kusht të kreut të bandës së Durrësit, Lul Berisha, Prokuroria e Apelit nuk pajtohet me vendimin dhe kërkon rikthimin e tij në qeli.
Berisha u lirua me kusht me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe 5 vitet e mbetura të dënimin do t’i kalojë në shtëpi.
Kështu mësohet se organi i akuzës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin për lirimin me kusht të të “fortit të Durrësit”.
Ky vendim i gjykatës nuk është pritur mirë si nga ambasadori i SHBA Donald Lu ashtu edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Që të dy e cilësuan të papranueshëm dhe akt korruptiv këtë vendim.



