
“Mbikalimi” u kodua një operacion i policisë së Durrësit dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke vënë në pranga tre persona të cilëve iu gjetën armë zjarri gati për qitje.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë R. N., 24 vjeç, E. B., 22 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta, një krehër pistolete dhe municion luftarak.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.



