Policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar babain në Kavajë, nën dyshime për dhunë fizike ndaj të bijës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Poashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O. Xh., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ka përndjekur vazhdimisht një shtetase.



