
Reshje shiu dhe bore kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë natës së shkuar, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në akset Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka informuar sot se është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës.
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore.
Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës .
Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive.
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.
Ndërkohë ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.



