Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.
E plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.



