Transportonte emigrantë me gonone në Britani, arrestohet 31-vjeçarja shqiptare

Transportonte emigrantë me gonone në Britani, arrestohet 31-vjeçarja shqiptare

Autoritetet britanike kanë njoftuar arrestimin e një 31-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi akuzohet se ka transportuar ilegalisht emigrantë me gomone në këtë shtet. Sipas mediave vendase, e reja është vënë në pranga pas një hetimi të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Dy javë më parë një grup shqiptar i përfshirë në kontrabandimin e migrantëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet Spanjës u çmontua pas një operacioni të përbashkët midis NCA dheGuardia Civil spanjoll. Shtatë të dyshuar u arrestuan pasi emigrantë kryesisht shqiptarë u zhvendosën nëpër qytetet veriore të Bilbaos dhe Santander në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur tragetet dhe rrugët e transportit të mallrave për në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool.

Çdo migrant dyshohet se kishte paguar nga 3,000 deri në 15,000 euro për t’u kontrabanduar drejt shtetit anglez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy