Policia Italiane kur vajti në vendin e ngjarjes gjithçka dukej si një aksident, por kur njëri nga personat mbërriti në dhomën e urgjencës, u zbulua shkaku i vërtet.
Sipas informacioneve të medias italiane, ata nuk kishin pësuar aksident por ishin plagosur nga disa të shtëna armësh.
Policia mori informacion për një aksident mbrëmë rreth orës 20.30 në zonën e Valle Martella, ku thuhej se ishin përfshirë tre makina.
Tre të plagosur nga dy makina, një shtetas shqiptar 34 vjeçar dhe dy italianë 41 dhe 52 vjeçarë të cilët u dërguan në spital në Tor Vergata.
Mjekët në dhomën e urgjencës zbuluan se shqiptari nuk kishte plagë të shkaktuara nga aksidenti me makinë, por nga disa të shtëna armësh që e kishin prekur në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia ka nisur hetimet për vrasje në tentativë dhe po punon për kapjen e autorëve.



