Një person i cili një vit më parë, pas një konflikti dhunoi fizikisht një person në Bulqizë, i mori automjetin dhe e dëmtoi atë, është vënë në prangat e policisë.
Si i dyshuar u vu në pranga D.T., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
I ndaluari akuzohet se në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ka dhunuar fizikisht shtetasin I.A., 51 vjeç, i ka marrë automjetin dhe e ka dëmtuar.
Gjithashtu, Gjykata e Dibrës ka vendosur ndaj 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat e lartpërmendura.



